Këngëtari kosovar, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur të shtunën se ka vendosur që fondacioni i tij “Labinot Tahiri” do të dërgojë 2.000 euro në ndihmë të personave të prekur nga gjendja konfliktuoze në shtetin ukrainas, përcjell InLajmi.
Mirëpo këtë të dielë ai ka shkruar sërish në lidhje me këtë çështje duke bërë me dije se ky fondacion nuk do të bëhet, i cili ka thënë se këtë vendim po e largon.
Arsyeja e këtij vendimi sipas tij është për shkak se qytetarët shqiptar nga Maqedonia e Veriut , kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këtë vendim.
Tahiri ka thënë se ata kanë shprehur mendimet e tyre për kohën e luftës në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë arsye ai do t’i dëgjojë ata.
Tutje ai ka uruar që kjo luftë të mos ndodhë.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmengjesi të dashur shqiptar.
Mendojë se në komente kur shprehet paknaqesia e qytetarit dhe shqetësimet e tyre , duhet ti pranojmë sikurse kur të vjen kojshia për një hallë apo këshillë me na e thënë.
Shkrimin dhe vendimin për ta ndihmuar fondin ne Ukrainë, po e largojë.
Ate po e largojë përshkak se vllezerit tanë shqiptar nga Maqedonia e Veriut , kanë shprehur paknaqesi lidhur me këtë vendim.
Ata shprehën mendimet e tyre për kohën e luftës atje ne Maqedoninë e Veriut, dhe unë ata i degjojë.
Gjithashtu i degjojë edhe qytetarët të cilët me kanë informuar më mirë duke me shkruar edhe privat sa i perket disa temave lidhur me Ukrainën, edhe ata kanë të drejtë dhe i marr për bazë.
Dihet mirë se 2 shtetet tona shqiptare; Shqipëria dhe Kosova, janë me Ukrainën, por kuptohet se janë për shkaqe politike, ndërsa gjesti ynë ishte human duke e ditur se atje ka shqiptar, por kur do që ata shqiptar do të kenë nevojë ne do ju ndihmojmë.
Urojmë që mos të ndodhë ajo luftë në Ukrainë.
Unë sinqerisht ju kerkojë falje për shqetsimet e juaja të dashur qytetar.
Vazhdojmë me raste të ndryshme në vendin tonë.
Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë./InLajmi/