Beniada është njëra prej banoreve të Big Brother VIP, që tani më është kualifikuar për në finale e madhe që është më 18 shkurt përcjell InLajmi.
Situatat në të cilat Beniada është përfshirë, me ‘’padjallëzinë’’ e saj, kanë bërë që të ketë reagime të mira nga publiku të cilët janë shkrirë së qeshuri.
Gjuha Shqipe e saj është e përzier me italishten, pasi ajo është lindur dhe rrituar në Itali, por me spontanitetin dhe të qeshurën karakteristike, të saj duket se Beniada do të jetë një prej personazheve që do të kujtohet gjatë edhe pas përfundimit të BBV.
Disa nga shprehjet e saj madje janë bërë edhe meme në rrjetet sociale si Instagram e TikTok.
Këto janë disa prej shprehjeve të Beniadës që ka bërë publikun të shkrihet së qeshuri:
-Për kokën e Zotit!
-Dajë Pashuku, mirëmëngjes dajë Pashuku!
-Beatriti, Betrinti, Betrunti, Butrinti!
-O profum, profumi im, hajde luj pa pushim.
-Dua të shëndoshem, dua të ha bukë, Vëllai i Madh na ka lënë pa zero baxheti.
-Ydhi Dhimani-Ylli Limani.
-Jam bërë si zarzavate, çfarë është “zarzavate”?
-Arjola, lopa po qan.
-Therreze, me patate, karrota, kam marrë dhe içik qepë.(thjerrëza).
-Dua të ha një ëmbëlsirë, dua të ha një gjë të mire./InLajmi/