Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli ka përfunduar në radarin e klubeve tjera nga Serie A, Juventusit dhe Lazio, të cilët duan ta transferojnë në verë.
Sipas mediumitCalciomercato, kapiteni i Milanit është subjekt i interesimit të 2 klubeve tjera italiane, Juventusit dhe Lazios.
Të 2 klubet mund të përpiqen të nënshkruajnë 27-vjeçarin si lojtar i lirë kur kontrata e tij të skadojë në verë.
Megjithatë, Juve mund të ketë avantazhin, me agjentin e Romagnolit, Mino Raiola, që preferon që klienti i tij të përfundojë në Allianz Stadium.
”Zonja e Vjetër” e sheh Romagnolin si pasues të kapitenit Giorgio Chiellini, i cili mund të pensionohet ose largohet në fund të sezonin, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Maurizio Sarri e do italianin te Lazio pasi synon ta përforcoj mbrojtjen për sezonin e ri, me këtë repart që ka çaluar gjatë këtij sezoni.