Ish-kandidati për president, Seremb Gjergjaj, ka paraqitur dokumentin e tij për “Asociacionin e Komunave Multietnike në Kosovë”, raporton InLajmi.
Gjergjaj tha se ky dokument përfshin të gjitha proceset e një asociacioni që duhet të ketë Kosova, i cili i përmbush 23 rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese i është dorëzuar nga Seremb Gjergjaj , Qeverisë dhe Presidencës së vendit.
Tutje Gjergjaj shtoj se dokumenti në fjalë të cilin ia dorëzojë Qeverisë dhe Presidencës i përshtatët të gjitha kritereve të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese.
“Asociacioni Multietnik në Kosovë është një draft legal i propozuar për qeverinë dhe për institucionet ndërkombëtare dhe për Presidencën i cili hap rrugë për bllokadën politike është ndërkombëtare dhe vendore për bisedimet Kosovë Serbi. Ky dokument i cili përfshin procesin legal, procesin financiar, procesin e objektivave dhe synimeve të realizimit dhe të gjitha proceset që një asociacion duhet të ketë në Kosovë, i përshtatët të gjitha kritereve të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese të cilat deri më tani kanë qenë të bllokuara dhe të ndaluara nga propozimi i atëhershëm që e ka nënshkruar kryeministri Thaçi në vitin 2013 dhe kryeministri Mustafa në vitin 2015″, tha Gjergjaj./InLajmi/