Përralla “E bukura dhe bisha” u shkrua për të ndihmuar vajzat të pranonin martesat e rregulluara, transmeton InLajmi.
Versioni origjinal i Bukuroshja dhe Bisha ishte një histori e vitit 1740 nga novelistja franceze Gabrielle-Suzanne Barbot de Villeneuve, në të cilën bisha ishte një kombinim i tmerrshëm i një elefanti dhe peshku.
Sipas akademikut të letërsisë për fëmijë, Maria Tatar, përralla u shkrua me qëllim që të inkurajonte vajzat të pranonin martesat e rregulluara, “për një aleancë që kërkonte zhdukjen e dëshirave të tyre dhe nënshtrimin ndaj vullnetit të një përbindëshi”, shkruan Best Life.
Morali i të Bukurës dhe Bishës është se ne duhet të vlerësojmë karakteristikat e brendshme si mirësia mbi cilësitë e tjera sipërfaqësore, si zgjuarsia dhe pamja. Ky moral paraqitet duke treguar se “E bukura” vlerësonte karakteristikat e brendshme të “Bishës” dhe ra në dashuri me të pavarësisht paraqitjes së tij të jashtme. /InLajmi/