• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 4 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Daut Dauti: Çfarë shkruan në dokumentin sekret për Xhafer Devën?!

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
13 February 2022
në Editorial & Opinion
0 0
0
Daut Dauti: Çfarë shkruan në dokumentin sekret për Xhafer Devën?!
0
SHPERNDARJE
88
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Për Xhafer Devën

Shërbimi Sekret Ushtarak Britanik i ka përgjuar komunikimet e nacistëve gjermanë në lidhje me formimin dhe operacionet e Divizionit Skenderbeg. Sot, në arkivin britanik ekziston një dosje voluminoze e kësaj pune. Por, nuk është shënuar asnjë veprim i këtij divizioni për qëllimin që ishte formuar.

Në fotografinë e parë të postuar këtu (Document Top Secret), të datës 12. 5. 1944, bëhet me dije për një udhëtim të Xhafer Devës dhe Ago Agait, të cilët kthehen nga Gjermania me aeroplan përmes Beogradit. Po aty thuhet se njësitë shqiptare janë duke dështuar kundër komunistëve. [Pason teksti i cili për përgjuesit ka qenë i palexueshëm]. Por, fjalia e fundit është e qartë : ‘Në këto rrethana, prospekti i veprimeve të [Divizionit] Skenderbeg është zero.’
Në dokumentin e dytë zyrtari gjerman në Tiranë, me siguri udhëheqës i shërbimit sekret nacist, flet për një milici të armatosur e cila e ka ndihmuar Divizionin Skenderbeg. Kur kjo njësi është bombarduar nga aeroplanët britanikë, të armatosurit i kanë hedhur armët dhe kanë ikur në mal. Në pasusin e dytë, zyrtari gjerman ankohet në Berlin për shkak se fondet që i janë dërguar atij, janë të pamjaftueshme. Ai kërkon që Kaltenbrunner (ministri i brendshëm gjerman) të dërgoj më shumë para në Tiranë . Këto para janë të dedikuara për ryshfete. Dmth zyrtari gjerman thot se qeveria e Shqipërisë, gjegjësisht gjandarmëria dhe zyrtarët tjerë, kërkojnë ryshfete nëse gjermanët dëshirojnë ta kryejnë ndonjë punë përmes tyre.
Ky dokument nuk flet vetëm për korrupcion. Është dokument që bënë me dije se qeveria shqiptare e asaj kohe, e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, nuk ka qenë e themeluar e as e kontrolluar nga gjermanët. Sikur të ishte e tillë , nuk do të kishte nevojë për ryshfete.
Në fakt, shqiptarët, ndoshta të vetmit në Evropë, as që kanë patur lëvizje fashiste. Por, gjërat kanë ndryshuar pas luftës kur historia e shtetit komunist i ka shpallur fashistë apo bashkëpunëtorë të fashizmit të gjithë ata që nuk ishin komunistë apo që edhe ishin komunistë, por nuk u pajtuan me sistemin e vendosur në Shqipëri pas viti 1945.
Qeveria e Rexhep Mitrovicës, ku Xhafer Deva ishte ministër i brendshëm, nuk ka bërë asnjë veprim fashist, siç kanë bërë të gjitha qeveritë evropiane në shfarosjen e hebrenjëve. Kjo qeveri nuk e ka bërë as ‘masakrën’ për të cilën akuzohet kinse ka ekzekutuar qindra anti fashistë.
Qeveria e Rexhep Mitrovicës ka qenë ndër qeveritë me njerëz të arsimuar dhe patriotë. Shumica e anëtarëve të kësaj qeverie kanë studjuar në Austri ose Gjermani. Por, Rexhep Mitrovica, së bashku me grupin që u morën vesh, e ka luajtur rolin e domosdoshëm. Ky grup i intelektualëve, menjëherë pas kapitulimit të Italisë dhe rënies së qeverisë së atë hershme shqiptare, ka treguar pjekuri duke e zbatuar parimin themelor politik, i cili thotë se vendi nuk guxon të mbetet pa qeveri asnjë sekond; çfarëdo që është një qeveri, është më e mirë se ajo që nuk ekziston.
Qeveria e Rexhep Mitrovicës dhe Xhafer Deva mund të akuzohen ndoshta për përzënien e serbëve. Kështu së paku thotë historia e Serbisë . Dhe, sot të gjitha akuzat për qeveritë e shqiptarëve gjatë luftës, kur qenë bashkuar pjesërisht trojet shqiptare, kanë origjinë në Serbi. Askund tjetër. Asnjë nga anëtarët e këtyre qeverive nuk kanë qenë kurrë të akuzuar nga askush, pos Beogradit dhe Tiranës komuniste, për krime të luftës apo për ndonjë lloj tradhëtie. Kjo është për shkak se nuk kishte baza për akuza.
Por, një gjë duhet mbajtur në mend. Këto qeveri kanë kontribuar shumë në aspektin kombëtar. Pa këto qeveri nacionalizmi shqiptar jashtë Shqipërisë me siguri do të vdiste pas Luftës së Dytë Botërore. Këto qeveri e mbollën patriotizmin te shqiptarët. Këto qeveri e bindën shqiptarin e pashkolluar të Kosovës se mund të krijonte shtet me adminstratë dhe forca të armatosura shqiptare. Këto qeveri kanë dështuar, por pas vetes kanë lënë idenë patriotike.

Shumë grekë që gjatë luftës ishin fashistë të tërbuar, sot janë heronj të respektuar në Greqi. A ka protestuar ambasadori gjerman për renovimet që i bëhën shtëpisë se Ivo Andrićit më shumë se shpesh? Njeriut që e shkroi ABC-në më të përsosur për zhdukjen e shqiptarëve dhe shtetit të tyre. A ka protestuar ambasadori gjerman për rehabilitimin e kriminelit të luftës dhe bashkëpunëtorit fashist, Draža Mihailovićit? Natyrisht që jo. As që duhet se nuk është punë e tij se çfarë objekte renovojnë shtetasit e vendit në të cilin ai është dërguar përfaqësues. Por, pse ky ambasador për Kosovën nuk e merr të njejtin qëndrim që ka edhe për Serbinë ose Greqinë? /InLajmi/

Shkruan: Daut Dauti.

Tags: Daut DautiShërbimi Sekret Ushtarak BritanikXhafer Deva
Postimi i mëparshëm

Hoxha uron presidentin e Gjermanisë, shpreh mirënjohje ndaj tij

Postimi tjetër

Vdes oficeri i lartë i FSK-së, Skender Haliti

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Vdes oficeri i lartë i FSK-së, Skender Haliti

Vdes oficeri i lartë i FSK-së, Skender Haliti

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu