Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka njoftuar se Facebook ia ka mbyllur faqen e saj në këtë rrjet social, përcjell InLajmi.
Çitaku iu drejtohet kompanisë Meta, duke i bërë tag në rrjetin social twitter dhe duke shprehur pakënaqësinë se nuk kanë pasur ndonjë arsye që t’ia mbyllin facebookun.
Ajo thekson se nuk i ka shkelur asnjëherë rregullat e facebook-ut.
Çitaku thotë se e ka një ide se kush mund ta ketë bërë report faqen e saj, mirëpo e cilëson këtë veprim si qesharak.
Postimi i plotë i saj:
Jo se më intereson aq shumë @Meta, por ju nuk keni asnjë arsye për të çaktivizuar @facebook-un tim. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, KURRË.
Mund të kem një ose 2 ide se kush e raportoi faqen time, por kjo është thjesht qesharake.
Gjithsesi. /InLajmi/