Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndërruar jetë 6 persona nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 801.246 doza të vaksinës.
Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216. /InLajmi/