Bazuar në raportet e datës 13 shkurt 2022 të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalete përgjithshme, 172 pacientë po trajtohen nga Covid-19, përcjell InLajmi.
Me oksigjeno-terapi janë 127 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 63 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit,17 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Gjakovës, 18 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 16 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient./InLajmi/