Në vazhdën e shteteve të botës që kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të qytetarëve të saj nga Ukraina, për shkak të rrezikut të nisjes së pushtimit nga Rusia, është edhe Shqipëria, përcjell InLajmi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë së fundmi është deklaruar se po i ndjek me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas, ndërsa ka këshilluar të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
Po ashtu kjo Ministri shtetasve shqiptarë u bëri thirrje që të largohen nga Ukraina sa më parë, derisa ka bërë me dije numrat ku mund të kontaktojnë qytetarët që jetojnë atje për asistencë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.
Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e emailit:
ambasada@albania.ëaë.pl; embassy.warsaw@mfa.gov.al;
Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme./InLajmi/