3 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, ndërkohë që 457 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, nga 2.738 testime të kryera.
Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 967.
Në spitale janë të shtruar 130 persona, 18 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku, shkruan A2CNN.
Vaksinat anti-Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet, vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.