Infektologu i njohur, Hamdi Ramadani , ka deklaruar se situata me pandeminë në vend tani për tani është e qëndrueshme, për dallim prej javë më parë kur numri i të prekurve me koronavirus ishte shumë i lartë, shkruan InLajmi.
Në një prononcim për Gazetën InLajmi, infektologu Ramadani tha se edhe përkundër faktit që janë liruar masat pothuajse krejt kundër koronavirusit dhe është ulur numri i të prekurve me koronavirus, bazuar në raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë, përsëri ai bëri apel tek qytetarët të vaksinohen me dozën përforcuese.
“Masat shtrënguese që ishin kanë treguar sado pak rezultat. Vaksinimi po vazhdon por duhet të rritet edhe më shumë numri i të vaksinuarve me dozat përforcuese. Kjo e mbron shëndetin tonë po ashtu na mbron nga pasojat e Omicronit”,ka deklaruar Ramadani.
Ndryshe, këtë të shtunë në vendin tonë janë shënuar 643 raste të reja dhe 2.028 të shëruar me koronavirus si dhe 4 persona kanë humbur jetën. /InLajmi/