Qeveria e Kroacisë porosit shtetasit e vet që ta lëshojnë Ukrainën. Kështu, ata iu bashkuan shumë vendeve, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të cilat e bënë këtë nga frika e një sulmi të mundshëm rus në atë vend.
Kroatët gjithashtu këshillohen të shmangin udhëtimet në Ukrainë, veçanërisht përgjatë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë, si dhe pranë vijës ndarëse në Krime dhe Donbas, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, shkruan Hina.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, vend anëtar i NATO-s, u bëri thirrje dje qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe nëse tashmë janë atje, të largohen sa më shpejt nga ai vend, transmeton Perskopi.
Ministria e Jashtme e Malit të Zi, për shkak të situatës së paparashikueshme të sigurisë, ka paralajmëruar dje qytetarët malazezë në Ukrainë që të mendojnë të largohen përkohësisht nga Ukraina.