Ka përfunduar pa fitues derbi italian mes Napolit dhe Interit, e vlefshme për xhiron e 31-të në Seria A. 2 skuadrat zhvilluan lojë ofensivë, por në fund rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1.
Ishte portieri Samir Handanovic që shënoi autogol në përpjekje për të ndalur goditjen e Insignes (36′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Gjatë pjesës së 2-të, Inter barazoi rezultatin përmes mesfushorit Kristian Eriksen. Danezi shënoi supergol përmes një gjuajtje ‘raketë’ nga distanca (55′), shkruan Alsat M.
Aktualisht Inter mban kreun me 75 pikë, derisa Napoli renditët në pozitën e 5-të me 60 pikë.