Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, këtë të shtunë ka pritur në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq, raporton InLajmi.
Takimi është zhvilluar në kuvendin e Kosovës, ndërsa kryekuvendari Konjufca e falënderoi Mesiq për krejt kontributin që e ka dhënë Kroacia për Kosovën deri më tash.
“Keni dhënë një kontribut shumë të çmueshëm për luftën e UCK-së. Ju falënderojmë gjithçka çka keni bërë për vendin dhe qytetarët tanë. Kemi qenë me fat që kemi pas miq si ju. Kosovën konsiderojeni si shtëpinë e juaj. Jeni gjithmonë të mirëseardhur”,tha Konjufca./InLajmi/