Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, pas ngjarjës së fundit të krijuar në mes Ukrainës dhe Rusisë, ka marrë një vendim më shumë rendësi për shtetin ukrainas, përcjell InLajmi.
Sipas tij edhe pse shteti ukrainas nuk njeh pavarësinë e Kosovës kjo nuk do të thotë që populli kosovar nuk i gjindet afër, ai ka apeluar për ndihmë për shtetin e Ukrainës.
Ai ka thënë se në menyrë vullnetare do i dorëzoi 2.000 euro në Fondin Humanitar, për ta ndimuar shtetin ukrainas e që kërkon që të njejtën gjë ta bëjnë edhe shqiptar të tjerë.
Postimi i plotë i tij:
POPULLI IM HUMAN!
Largë-dëgjueshmëria e zërit të popullit tim, para 2 dekadash, për Liri dhe Pavarësi, ndezi dritën e gjelbër të kombeve të ndryshme nëpër botë, që t’a ndihmojnë Kosovën dhe shqiptarët në luftën e tyre për çlirimin e vendit tonë nga regjimi serbo-sllav.
Sot, shteti i Ukrainës, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, përshkak të politikave për mbrojtjen e saj në raport me Rusinë, por ne nuk e urrejmë Ukrainën që nuk na njeh, sepse ne jemi popull human dhe në raste të tilla padyshim se hapim dyert e zemrat për t’i ndihmuar kujtdo që ka nevojë për ne!
Dhe Fondacioni ynë, ditën e hënë të 14 shkurtit, ne ditën e dashurisë, do t’i transferojë 2.000€ në Fondin Humanitar për mbrojtjen e popullit ukrainas në raste lufte.
Ne jemi Ju, kjo jeni Ju, të dashur shqiptar të vendit tim. Paratë tuaja shkojnë kur dhe ku duhet, çdoherë e përherë, gjithnjë e gjithmonë.
Qytetarët e Republikës së Kosovës, lusin Zotin t’iu ndihmoj në tejkalimin e përjetimeve psikike e shpirtërore në gjendjen aktuale që jeni, dhe shpresojnë se fuqitë e mëdha perëndimore e ndërkombëtare, do të jenë përkrah popullit e shtetit të Ukrainës, bashkarisht me aleatin tonë të përgjithjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Sinqerisht,
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë. /InLajmi/