Kënga “Scared to be lonely”, një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Martin Garrix ka arritur shifrën e 1 miliardë transmetimeve në platformën muzikore “Spotify”.
Lipa dhe Garrix kanë arritur një shifër të jashtëzakonshëm të transmetimeve, këngë e cila u vlerësua shumë nga adhuruesit e dyshes.
Me këtë shifër të arritur, Lipa tani është artistja e parë në histori të platformës “Spotify”, e cila ka 6 këngë që kanë arritur mbi 1 miliardë transmetime.
26 vjeçarja aktualisht është në turneun e saj “Future Nostalgia Tour”, ku do të udhëtojë nëpër disa vende të botës, shkruan Kult Plus.
Në anën tjetër, Dua Lipa ka njoftuar se është duke punuar në albumin e saj të 2-të.
