• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 23 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Hyseni: Mungesa e një marrëveshjeje finale me Serbinë, problem i madh

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
12 February 2022
në KRYESORE
0 0
0
Hyseni: Mungesa e një marrëveshjeje finale me Serbinë, problem i madh
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, e konsideron problem të madh mungesën e një marrëveshjeje finale me Serbinë, përderisa e quan interes të madh arritjen e marrëveshjes me njohje reciproke.

Ish-koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, ka folur edhe për përfshirjen e SHBA-së në këtë drejtim, teksa e konsideron më shume si përkrahje sesa si presion. Ai ka thënë se Kosova nuk guxon të veprojë si Palestina, e cila ka refuzuar çdo proces të dialogut.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hyseni ka thënë se njohja reciproke me Serbinë është në interesin e Kosovës dhe se kjo njohje do t’i zhbllokonte të 2 vendet nga gjendja e ngrirë.

“Problem të madh unë e shoh mungesën e një marrëveshjeje me Serbinë. Unë konsideroj se për Kosovën sot nuk ka interes më të madh se sa arritja e një marrëveshjeje me Serbinë dhe njohja reciproke. Për aq kohë sa kjo nuk do të ndodhë Kosova do të mbetet në gjendje të ngrirë. Edhe Serbia do të mbetet në gjendje të ngrirë. Asnjëra dhe as tjetra nuk do të mund të bëjnë përparime drejtë integrimeve evropiane dhe integrimeve në NATO pa e përfunduar këtë kontest ose konflikt midis Kosovës dhe Serbisë që unë e them vazhdimisht që nuk është konflikt vetëm midis Kosovës dhe Serbisë por është konflikt midis shqiptarëve dhe serbëve si tërësi”,ka thënë Hyseni.

Hyseni ka apeluar tek institucionet kosovare që dialogun ta vendosin në prioritet të parë. Mungesa e dialogut, sipas Hysenit i shkon përshtati Serbisë, duke thënë se i konvenon gjendja e ngrirë në Kosovë.

“Duhet të përqendrohet tek dialogu dhe tek arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të përhershme me Serbinë. Rruga është shumë e thjeshtë, Kosova në vend që t’i ikë dialogut në vend që ta vendosë dialogun si prioritet të 10-të a të 11-të duhet të thotë që dialogu me Serbinë është numër një dhe i vetmi tani për tani. Bota e ka thënë pa ekuivokë, e ka thënë Amerika, BE-ja, pavarësisht interpretimeve që u bëhen disa deklaratave të Lajçakut. Lajçaku mua ma ka thënë qartë se fundi i procesit të dialogut është njohja e ndërsjellët. Serbia heziton ta vazhdojë dialogun dhe të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën sepse i konvenon gjendja e ngrirë në Kosovë. Besa edhe Rusisë i konvenon shumë, përderisa është e hapur kjo temë dhe ky konflikt midis Kosovës dhe Serbisë”,ka thënë Hyseni.

E angazhimin e amerikanëve në procesion dialogues, Hyseni e sheh si përpjekje dhe asesi si presion. Ai thotë se Kosova është në një koalicion me BE-në dhe SHBA-në për të arritur marrëveshjen finale. Madje ai ka thënë se Kosova nuk guxon t’i bëjë gabimet që i ka bërë Palestina.

“Unë besoj që përpjekjet dhe angazhimi i amerikanëve nuk do të mungojë dhe është gabimi më i madh nëse e quajmë presion. Duhet ta quajmë këshillë dashamirëse dhe koalicion. Është një koalicion Kosovë-ShBA-BE që t’i gjendet një zgjidhje problemit me Serbinë. Kosova nuk duhet të bëhet Palestinë sepse, nëse ndodh kjo kurrë nuk do ta përfundojë procesi i shtet ndërtimit. S’do të bëhet anëtare e OKB-së. Ne nuk guxojmë të bëjmë gabimet që i ka bërë Palestina dikur. Ka ikur nga tavolina, nga të gjitha marrëveshjet ka pasur përkrahjen e botës. Asnjë investitor në botë nuk ka gatishmëri të madhe (interesim po por gatishmëri jo) që të investojë në Kosovë investime kapitale sepse askush nuk do t’i hedhë paratë e veta në një vend ku nuk ka siguri të plotë”,ka thënë ai.

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiPalestinaSHBASkender Hyseni
Postimi i mëparshëm

Nuk respektuan Ligjin për koronavirus, policia gjobiti 271 persona

Postimi tjetër

Tensionet Rusi-Ukrainë, BE dhe NATO: Çështja është shumë serioze

Të ngjajshme Postime

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin
KRYESORE

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës
KRYESORE

Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës

22 July 2025
Mbrojtja e Thaçit planifikon t’i thërrasë 12 dëshmitarë, ajo e Krasniqit 5
KRYESORE

Mbrojtja e Thaçit planifikon t’i thërrasë 12 dëshmitarë, ajo e Krasniqit 5

22 July 2025
Presidentja pret që Kushtetuesja të nxjerr interpretim edhe për votimin e fshehtë
KRYESORE

Presidentja pret që Kushtetuesja të nxjerr interpretim edhe për votimin e fshehtë

22 July 2025
Koci: Vendosa ta heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft
KRYESORE

Koci: Vendosa ta heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft

21 July 2025
Shkeljet që gjeti Apeli në vendimin e Themelores për masën e paraburgimit në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan
KRYESORE

Shkeljet që gjeti Apeli në vendimin e Themelores për masën e paraburgimit në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

21 July 2025
Postimi tjetër
Tensionet Rusi-Ukrainë, BE dhe NATO: Çështja është shumë serioze

Tensionet Rusi-Ukrainë, BE dhe NATO: Çështja është shumë serioze

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 23 korrik ndër vite?

23 July 2025
Tavë me Sseca të pjekur të shtruar në gjizë

Tavë me Sseca të pjekur të shtruar në gjizë

23 July 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Vazhdon vapa e fortë verore, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave

23 July 2025
Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

22 July 2025
“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjetet sociale që prej vdekjes tragjike të futbollistit

Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjetet sociale që prej vdekjes tragjike të futbollistit

22 July 2025
Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

22 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu