I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar përsëri lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, gjegjësisht ai ka pyetur se si do të bëhet llogaritja e faturave të KESCO, nga data 9 shkurt, kur asnjë vizitë nuk është bërë nga data 8 nga ekipet e KESCO, përcjell InLajmi.
Haradinaj, i ka bërë thirrje avokatit të Popullit që nëse egziston në favor të popullit, do të duhej të vihej në funksion menjëherë për këtë vendim arbitrar në dëm të qytetarëve.
Ndryshe, në takimin e thirrur nga PSD këtë të premte për shtrenjtimin e energjisë elektrike kanë marrë pjesë edhe nga AAK. Të gjithë në përjashtim të LDK-së dhe PDK-së që nuk kanë marrë pjesë në këtë takim kanë qenë të gatshëm që të protestojnë lidhur me këtë vendim.
Postimi i plotë i tij:
Si do të bëhet llogaritja e faturave të KESCO nga data 9 shkurt, kur asnjë vizitë nuk është bërë me datën 8 shkurt nga ekipet e tyre (e kam fjalën për njehsorët që nuk mund të lexohen nga distanca).
ZRRE për 800 kilovatët nuk specifikon se sa do të mirren nga tarifa e ulët e sa nga tarifa e lartë.
Nëse vërtetë ekziston Avokati i Popullit në funksion të popullit, do të duhej të vihej në funksion menjëherë për këtë vendim arbitrar në dëm të qytetarëve e pa kurrfarë baze ligjore!/InLajmi/