Se rregullat e komunikacionit në vend nuk po respektohet sa dhe si duhet, po e dëshmojnë aksidentet e shumta që po ndodhin, bazuar në raportimet e përditshme të policisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Kështu së fundmi, në fshatin Bërnjak të Komunës së Rahovecit, një shofer i një veture nuk ka respektuar fare shpejtësinë e lejuar në rrugën në të cilën ka vozitur derisa si pasojë e kësaj e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një pompë të derivative. E si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime shoferi dhe një pasagjer që ka qenë me të.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Aksident trafiku
Fsh.Bernjake, Rahovec. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe përplaset në një pompë të derivateve. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe një pasagjer mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor./InLajmi/