Premier League ka vendosur të heqë disa masa urgjente në lidhje me Covid-19 për ekipet.
U diskutua për mundësinë e heqjes së plotë të kufizimeve për lojtarët, por në fund, në asamble, ekipet zgjodhën të “heqin” vetëm disa nga masat, me synim, megjithatë, heqjen e tyre të plotë në fund të shkurt.
“Në mbledhjen e sotme të klubeve të Premierligës, u vendos që nga e premtja, 11 shkurt, të hiqen disa masa të jashtëzakonshme për Covid-19”,thuhet në njoftimin e Premier League, transmeton IndeksOnline
“Ndërsa ruhet detyrimi për të siguruar distancën sociale brenda, kufizimet si përdorimi i maskës për fytyrën brenda do të hiqen. Testet për lojtarët dhe stafin e klubit do të zhvillohen 2 herë në javë nga e hëna 14 shkurt. “Masat e urgjencës në Premier League për COVID-19 mbeten në shqyrtim të rregullt, me qëllim që të skadojnë në fund të këtij muaji”,përfundoi Premier League.