Gjermania këtë të premte ka miratuar vendimin për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, i cili është shprehur mjaft i lumtur.
“I lumtur të ndaj lajmin e mirë pas votimit të sotëm në Bundesrat. Patent shoferët nga Kosova dhe Shqipëria tani njihen në Gjermani. Një hap tjetër në marrëdhëniet Gjermani-Kosovë”,ka shkruar Rhode./InLajmi/