Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ditën e premte Kosova pranoi mbi 515 mijë vaksina Pfizer, përcjell InLajmi.
Presidentja ka theksuar faktin kur SHBA-të iu gjenden afër Kosovës gjatë periudhës së luftës në vend, e sipas saj SHBA-të vepruan edhe njëherë njësoj duke i dhënë një mbështetje të madhe vendit në luftën kunder pandemisë.
Ndërsa ajo ka bërë thirrje për vaksinim pasi që sipash saj është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga virusi famkeq.
Postimi i plotë i saj:
Sikurse më 1999, SHBA-të sërish janë krah nesh. Atëherë na shpëtuan nga vdekja prej luftës, sot nga virusi Covid dhe të gjitha variantet e tij.
Sot pranuam sasinë prej mbi 515 mijë vaksinash Pfizer, që në total e dërgon në mbi 1 milion vaksina donacionin nga Presidenti Biden.
Duhet ta përsërisim çdo ditë se vaksinat shpëtojnë jetë. Kjo është masa më e mirë mbrojtëse, prandaj duhet të vaksinohet secili për ta shmangur rrezikun fatal nga virusi. /InLajmi/