Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se është miratuar propozimi për njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës në Gjermani, përcjell InLajmi.
Sipas Ajetit, pro këtij propozimi kanë qenë 69 vota, ndërsa shtoi se Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë.
Tutje ai ka thënë se kjo është një mundësi në fuqizimin e patentë-shoferëve të Kosovës në norma evropiane.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet 2 vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani./InLajmi/