Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, njofton se nga 3.996 teste të kryera, 1.348 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Personat e konfirmuar me koronavirus janë në Shkup – 725, Kumanovë-73, Manastir-67, Prilep -54, Tetovë-45, Kavadar-57, Gostivar -21, Veles-43, Ohër -23, Shtip -15, Strumicë -32, Kërçovë -30, përcjell Alsat.mk.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu njoftojnë për 1.247 pacientë të shëruar dhe 19 pacientë të cilët kanë humbur betejën me Covid-19.