Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka falënderuar SHBA-të për donacionin me mbi 500.000 vaksina kundër koronavirusit që i është bërë Kosovës, përcjell InLajmi.
Hoxhaj ka thënë se në luftën kundër virusit vdekjeprurës ne nuk jemi vetëm, sepse kemi në krah aleatin tonë më të madh, e që është Amerika.
Tutje, Hoxhaj ka apeluar tek qytetarët për vaksinim, pasi kjo është mënyra më e mirë për ta mposhtuar luftën kundër koronavirusit.
Postimi i plotë i tij:
Lufta ndaj pandemisë nuk ka përfunduar ende, për asnjë shtet në botë. Për ta mposhtur COVID-19, bota ka shtuar intensitetin e vaksinimit dhe kështu duhet të ndodhë edhe në Kosovë. Donacioni i SHBA-së, mbi 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid, të siguruara për Kosovën nga Presidenti Joe Biden, tregon se në këtë luftë ne nuk mbesim të vetëm. Në krah e kemi aleatin tonë më të madh, Amerikën! 🇽🇰🇺🇸

Vaksinohuni!/InLajmi/