• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 28 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Berlin, mblidhen krerët e lartë për krizën Ukrainë-Rusi

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
11 February 2022
në Bota
0 0
0
Berlin, mblidhen krerët e lartë për krizën Ukrainë-Rusi
0
SHPERNDARJE
40
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentë dhe kryeministra të Francës, Polonisë, Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë qëndruan këtë javë në Berlin për krizën e Ukrainës. Kancelari Scholz në rol të ri drejtues.

Në Berlin u mbajt (10.02.) takimi i 2-të i Formatit të Normandisë, ku morën pjesë Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina. Që këshilltarë të lartë të politikës së jashtme të Rusisë dhe të Ukrainës folën në Berlin, për 9 orë me njëri-tjetrin, kjo ia vlen të veçohet. Megjithë këtë fakt, rezultate konkrete nuk pati.

Temë qendrore ishte zbatimi i Marrëveshjes së Minskut, ku janë përqendruar aktualisht përpjekjet diplomatike për krizën e Ukrainës. Kjo marrëveshje është dokumenti i vetëm aktual i sigurisë, i nënshkruar, si nga Rusia, ashtu edhe nga Ukraina. Në Berlin, pala ruse kërkoi nga ndërmjetësuesit që t’i bëhet presion më i madh Ukrainës. Sipas burimeve franceze në takim, Rusia kërkoi që Ukraina të negociojë me separatistët në Donjeck e Luhansk. Kjo mbetet deri tani vijë e kuqe për Ukrainën.

Për momentin, disa ekspertë e shohin Marrëveshjen e Minskut si rrugën e vetme realiste për të dalë nga konflikti. Edhe presidenti francez Macron e vuri këtë marrëveshje në qendër të vëmendjes, në vizitën në Moskë e Kiev.

Sipas Marrëveshjes së Minskut, palët duhet të tërheqin plotësisht armët e rënda dhe njësitë e huaja ushtarake; zonat nën kontrollin e separatistëve prorusë, Luhansk dhe Donjeck duhet të vihen nën administrim lokal; Ukraina duhet të rimarrë kontrollin e plotë të kufirit.

Aktivitet intensiv i diplomacisë gjermane rreth Ukrainës

Gjermania po demonstron një rol ofensiv drejtues në përpjekjet shtensionuese të situatës rreth Ukrainës. Në këtë kuadër, veç takimit të djeshëm në formatin e Normandisë, për krizën e Ukrainës kancelari Scholz ftoi të martën (08.02.) në Berlin presidentin francez Macron dhe presidentin polak Duda. Në nivel të lartë, Trekëndëshi i Vajmarit si quhet iniciativa midis Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, kishte 11 vjet që nuk ishte mbledhur. Një nga deklaratat e fundit të këtij forumi ka qenë në vitin 2014, kur Rusia kishte mbledhur rreth 40.000 trupa në kufi me Ukrainën.”Synimi ynë i përbashkët është që të pengojmë një luftë në Evropë”, tha kancelari Scholz të martën në Berlin.

Kurse të enjten (10.02.) kancelari Scholz ftoi në Berlin krerët e 3 shteteve baltike, presidentin e Lituanisë Gitanas Nauseda, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe kryeministrin letonez, Krišjānis Kariņš. Para takimit, Scholzi i kërkoi Rusisë që të ndërmarrë hapa të qartë për shtensionim. Ne jemi të gatshëm për dialog serioz, tha ai.

Siç dihet, këto ditë Gjermania dërgoi 350 ushtarë shtesë në Letoni, si përforcim të kontigjentit prej 1200 ushtarësh të NATO-s, të cilin Gjermania e drejton në Letoni.

Të hënën (14.02.) kancelari Scholz do të shkojë në Kiev dhe të martën (15.02.) në Moskë.

Rolin drejtues të Gjermanisë në përpjekjet deeskaluese për Ukrainën e vlerësoi shprehimisht të hënën (07.02.) edhe Presidenti amerikan Joe Biden, në vizitën që bëri në Uashington kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Biden:„Gjermania është aleate krejt e besueshme”

Rezultati kryesor i vizitës prezantuese të kancelarit Scholz në Uashington ishte rivendosja e besueshmërisë, se Gjermania është aleate e sigurtë në krizën midis Ukrainës dhe Rusisë. Kjo ishte vënë në pikëpyetje, nga disa media në Amerikë dhe disa kongresistë republikanë. Sipas njoftimit që dërgoi në Berlin në fund të janarit ambasadorja gjermane në Uashington, Emily Haber, ata synonin një “diskreditim të rëndë” të Gjermanisë, paraqitjen si “aleate jo të sigurtë” në krizën aktuale midis Ukrainës dhe Rusisë.

Kancelari Scholz tha në Uashington se “mund të jeni të sigurtë: nuk do të ketë masa në të cilat ne do të veprojmë ndryshe, ne do të veprojmë të unifikuar dhe së bashku.” Ndërsa Presidenti Biden deklaroi se “Gjermania është një nga aleatet tona më të rëndësishme në të gjithë botën.” Joe Bideni tha edhe se: “Gjermania është një aleate krejt e besueshme. Për këtë nuk kam dyshim”.

A është Gjermania „hallkë e dobët”në raportin evropian me Rusinë?

Kriza aktuale e Ukrainës me Rusinë u ndodh në tryezën e qeverisë së re gjermane vetëm pak ditë pasi ajo mori drejtimin e Gjermanisë. Kjo shpjegon ndonjë çështje komunikimi të qëndrimit gjerman ndaj konfliktit aktual. Por kjo tani i përket së kaluarës.

Shtetet kryesore të BE, Gjermania, Franca, Italia kanë në thelb ndaj Rusisë qëndrim të ngjashëm me qëndrimin e Gjermanisë. Synimi i përbashkët është ruajtja e paqes dhe pengimi i destabilizimit të Evropës.

Por në përputhje me traditat vetjake në politikën e jashtme dhe të sigurisë, ka dallime sipërfaqësore. Francezët përdorin edhe gjuhë të fortë diplomatike ndaj Rusisë, për ta pasuar këtë me iniciativa vetjake për një dialog të ri me Rusinë, siç veproi Presidenti Macron me Presidentin Putin tre vjet më parë.

Italia është vend besnik i NATO-s. Megjithatë, edhe në situatën aktuale, në javët e fundit, biznesmenë të mëdhenj italianë zhvilluan negociata ekonomike me Presidentin Putin.

Gjermania ka marrëdhënie komplekse me Rusinë. Nga njëra anë, i pranishëm te shumë gjermanë është faji historik për sulmin nazist ndaj Bashkimit Sovjetik. Nga ana tjetër, Gjermania nuk harron që Rusia lejoi ribashkimin e Gjermanisë.

Njëkohësisht: qëndrimi i Gjermanisë duhet matur nga veprimet faktike që nuk mungojnë për sigurinë evropiane. Ishte pesha e Gjermanisë që e mbajti të bashkuar BE për sanksionet ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Presioni ekonomik ndaj Rusisë është ai që do të përdorë në rast ekstrem, edhe në situatën aktuale, edhe një fuqi ushtarake si SHBA. Në këtë drejtim Gjermania është plotësisht e intonuar me strategjinë e SHBA.

Nordstream 2 dhe kërkesat për fundin e projektit

Kërkesat për të ndërprerë Nordstream 2 janë jo vetëm parimore, ato kanë të bëjnë me interesa direkte ekonomike të kritikuesve. Si p.sh. të Polonisë. Gazeta e njohur gjermane taz shkroi këto ditë se Polonia synon të dominojë tregun evropian të gazit, së bashku me SHBA. Për këtë Polonia po ndërton gazsjellësin Baltic Pipe përmes Detit Baltik si dhe cisterna gjigande për gaz të lëngshëm, në bregdetin e Baltikut. Në këto cisterna, gazi i lëngshëm nga SHBA do të kthehej sërish në gaz, me synimin kryesor për ta eksportuar. Fundi i Nordstream 2 do ta ndihmonte riorganizimin e tregut të gazit në Evropë dhe do ta spostonte Gjermaninë nga biznesi i deritashëm.

Përsa i përket qëndrimit aktual gjerman ndaj gazsjellësit Nordstream 2: Kancelari Scholz tha në SHBA në një intervistë me CNN, se ne i themi Rusisë: “Po të marshoni në Ukrainë…kjo do të ketë pasoja të mëdha në ekonominë tuaj dhe në shanset tuaja për zhvillim. Dhe ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa që do të na kushtojnë diçka”.

Njëkohësisht, kancelari gjerman tha se “ne vazhdojmë të punojmë në të gjithë formatët e ndryshëm, ku ka sot dialog.” Scholzi i tregoi gazetës „Washington Post” se ai synon një lloj “ambiguiteti strategjik”. Që Rusia të nënkuptojë shumë gjëra, ndër masat me të cilat mund të përballet.

Prandaj, megjithë përqendrimin te kjo çështje të gazetarëve dhe të disa shteteve lindore: nuk duhet mbiinterpretuar që kancelari Scholz nuk e ka thënë shprehimisht se do të ndalohet gazsjellësi Nordstream 2, nëse Rusia e sulmon Ukrainën. Kancelari gjerman tha se nuk do të ketë masa, ku ne do të veprojmë ndryshe nga amerikanët. Dhe Presidenti Biden tha se në rast sulmi ndaj Ukrainës, nuk do të ketë Nordstream 2, shkruan DW.

Për Ukrainën Gjermania është donatori kryesor i ndihmave civile që ka marrë ky vend. Prej vitit 2014 Ukraina ka marrë 1.8 miliardë euro ndihmë financiare nga Gjermania. Ndërsa 3,8 miliardë euro të tjera i ka marrë përmes BE, ku donatori kryesor neto është gjithashtu Gjermania.

Tags: BerlinFrancaRusiUkrainë
Postimi i mëparshëm

Gërvalla: Njohja e patentë-shofereve nga Gjermania, duhet të ndodhte qysh moti

Postimi tjetër

Shqipëri: bie numri i të infektuarve me koronavirus, por çuditërisht rriten rastet e vdekjes

Të ngjajshme Postime

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës
Bota

Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës

25 September 2025
Erdogani thotë se është gati të diskutojë për avionët luftarakë të prodhuar në Amerikë
Bota

Erdogani thotë se është gati të diskutojë për avionët luftarakë të prodhuar në Amerikë

25 September 2025
Ukraina do të filloj eksportin e armëve, Zelensky: Janë të testuara në luftë
Bota

Ukraina do të filloj eksportin e armëve, Zelensky: Janë të testuara në luftë

25 September 2025
Postimi tjetër
Shqipëri: bie numri i të infektuarve me koronavirus, por çuditërisht rriten rastet e vdekjes

Shqipëri: bie numri i të infektuarve me koronavirus, por çuditërisht rriten rastet e vdekjes

Lajmet e fundit

Ka një cikël miliardavjeçar, 5 fakte mahnitëse rreth ujit

Ka një cikël miliardavjeçar, 5 fakte mahnitëse rreth ujit

28 September 2025
Burri që kaloi 33 vjet vetëm në një ishull, sepse nuk donte të fliste me askënd

Burri që kaloi 33 vjet vetëm në një ishull, sepse nuk donte të fliste me askënd

28 September 2025
Selena Gomez dhe Benny Blanco kurorëzojnë dashurinë në Santa Barbara

Selena Gomez dhe Benny Blanco kurorëzojnë dashurinë në Santa Barbara

28 September 2025
‘Mama’ apo ‘Baba’, ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj

‘Mama’ apo ‘Baba’, ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj

28 September 2025
Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu