Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, këtë të enjte është takuar me ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde, ku biseduan për bashkëpunimet me Ambasadën gjermane në të ardhmen, përcjell InLajmi.
Totaj tha se në fokus të bisedës ishte zhvillimi i turizmit dhe kulturës në komunën e Prizrenit.
Tutje ai këtë takim e ka quajtur motivues si dhe mundësi për zhvillimin e qytetit të Prizrenit.
Postimi i plotë i tij,pa ndërhyrje:
Kisha kënaqësinë e veçantë të prisja në takim, Shkëlqësinë e tij, Ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde. Vizitë shumë e rëndësishme dhe e vlefshme, ku biseduam për bashkëpunimet që mund të kemi në të ardhmen dhe mundësitë e mbështetjes nga Ambasada dhe agjensionet e qeverisë gjermane që funksionojnë në Kosovë.
Në fokus të mbështetjes do jenë aktivitetet dhe projektet për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit e kulturës, po ashtu projektet për zhvillimin e ekonomisë, infrastrukturës dhe për përmisimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.
Takimet e tilla janë motivuese dhe na shtyejn të punojmë më shumë e më mirë, për zhvillimin e qytetit tonë./InLajmi/