Dritan Abazoviq është i bindur se i ka votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër, mirëpo sot ftoi ti bashkohet edhe një parti pro-serbe të Frontit Demokratik, të bëhet pjesë e kabinetit të tij.
Por shqiptarin, e as qeverinë e pakicës nuk e duan mijëra shtetas të Malit të Zi.


Ata janë pro serbë që u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës në Podgoricë për të protestuar dhe fajësuan presidentin aktual Milo Gjukanoviq se me projektin për Abazoviq po synon të mbetet vetë ende në pushtet.
Në vend të qeverisë së pakicës, protestuesit kërkuar zgjedhje të reja në vend, raporton Klan Kosova.
Në fund të javës së kaluar Kuvendi i Malit të Zi rrëzoi qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, duke i hapur rrugë një ekzekutivi tjetër, të pakicës.
https://www.youtube.com/watch?v=a7ilCiV3TD0&t=12s




















