Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar kundrejt presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku kjo e fundit është mohoi që bashkëshorti i saj ti ketë quajtur mediet “Ndërmarrje Kriminale”, përcjell InLajmi.
Sipasj tij, presdientja ka filluar se populli i saj është analfabetik përderisa ajo gjatë një interviste është shprehur “ mjafton bre ta lexojnë, nuk i ka quajtur mediet ndërmarrje kriminale, mjfatn ta lexojnë”, me sa duket kjo fjali e acaroi Mushkolajn.
Ky i fundit iu drejtua presidentes duke i thënë se nuk jemi të verber e dimë të lexoxjmë, mbi të gjitha nuk jemi analfabet por sa i perket Osmanit, Mushkolaj ka thënë së ajo është verbuar nga pushteti kjo ësht arsyeja pse nuk po sheh.
Postimi i plotë i tij:
Skandal pas skandali!
Presidentja Vjosa Osmani po mendon se jemi analfabetë, teksa po thotë se bashkëshorti i saj nuk i ka quajtur asnjëherë mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. “Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha ajo për RTK’në. Presidentja duhet ta dijë se nuk jemi të tillë, shohim dhe dimë të lexojmë. Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti. /InLajmi/