Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati në kuadër të përvjetorit të protestës kundër planit të Ahtisarit të 10 shkurtit 2007, ka thënë se kjo protestë, megjithëse u derdh gjak, ka qenë kauzë e rrejshme e Kurtit, përcjell InLajmi.
Kastrati thekson se Kurti e ka dashur dhe vazhdon ta dojë pushtetin me çdo çmim sepse as që është munduar t’i hjekë më provizionet e Ahtisarit nga Kushtetuta jonë, e krejt kjo sipas tij po vërteton se kryeministri ka shkelur mbi sakrificën e atyre që u vranë në këtë protestë.
Deputeti i PDK-së thotë se Kurti ka qenë i etur për të hyrë në histori si p.sh. në Rambuje, çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë, mirëpo Kastrati cilëson se Kurti në histori mund të hyjë vetëm si manipulues e njeri i kobshëm sepse për faj të tij janë vrarë njerëz pa faj për kauzat e tij të rrejshme.
Përveç komenteve për Kurtin, Kastrati nuk kursen as presidenten e vendit ku thotë se ajo prodhon vetëm lajme e asnjëherë ide.
Sipas Kastratit, si Vjosa Osmani si Albin Kurti, të 2 e urrejnë bashkë Hashim Thaçin e Kadri Veselin aq sa i urrejnë Vuçiçi, Daçiçi e Vulini.
Postjerash Kastrati thekson se presidenca kurrë nuk ka qenë me e izoluar ndërkombëtarisht, duke mos sjellë njohje për Kosovën dhe duke mos pasur takime me krerë të lartë, e që sipas tij për dallim nga Kurti, Osmani do të mbetet e pagjurmë nuk do të hyjë në histori as edhe për një gjë.
Ai madje komenton edhe gjuhën e Osmanit ndaj UÇK-së duke e quajtur si “gjuhë thumbuese dhe urrejtëse”, që ajo përdor sa here që flitet për UÇK-në apo krerët e saj.
Sipas deputetit të PDK-së, roli i presidencës duhet të jetë unifikues, kurse kjo fut në lojë vetëm numrat (51% – shin ) por kjo nuk mjafton. Në lojë duhet tê futen edhe aftësitë
Postimi i plotë i tij:
KURTI E OSMANI NË PËRVJETORIN E PROTESTAVE TË 10 SHKURTIT 2007. I PARI ËSHTË POLITIKAN MANIPULUES E I KOBSHËM. E DYTA PRODHON VETËM LAJME E ASNJËHERË IDE….KURSE TË DY BASHKË E URREJNË HASHIM THAÇIN E KADRI VESELIN GATI SA I URREJNË EDHE VUÇIÇI, DAÇIÇI E VULLINI.
*
Kurtit lukthi i djeg që ska mund të hyj në histori si p.sh në Rambuje, çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë e shtetëndërtimin. Çdo projekt i madh në këtë vend është kry pa Kurtin.
*
Ai ka mundësi me hy në histori vetëm si manipulues e njeri i kobshëm. I kobshëm sepse në projeksionet e tij politike janë vra disa njerëz pa faj për kauzat e tij të rrejshme.
*
Sot p.sh është përvjetori i protestës së 10 Shkurtit 2007. Ai me kolegë të tij ka ftuar këtë protestë kundër planit të Ahtisarit. Ai thoshte nêse Ahtisari pranohet Serbia kthehet në Kosovë. Njerëz të idealeve për Kosovën atë ditë dolën në protestë e dhanë madje edhe jetën. Sot, Kurti êshtë i ulur në karrigën që ja ka siguru pikërisht plani i Ahtisarit.
*
Prej që ka ardhë në pushtet Kurti as që e bën llaf me i hjek provizionet e Ahtisarit nga Kushtetuta jonë. Shtrohet pyetja pse pra i ftoj njerëzit me protestu kundër planit tê Ahtisarit? Pse u derdh gjak më 10 Shkurt 2007? Përgjegja është e thjeshtë. Ishte kauzë e rrejshme e Kurtit. Kurti shkeli mbi sakrificën e tyre. Ky pra donte dhe e don pushtetin me çdo çmim. (policët e UNMIK-ut që shkrepën plumba janë kriminelë, por kjo është tjetër temë).
*
Për Vjosa Osmanin nuk e vlen të komentohet shumë. Me zërin e saj kumbues ajo prodhon vetëm lajme dhe jo ide. Për dallim nga Kurti ajo nuk hyn në histori për asnjë temë. Do ta bëj radhën dhe do dal e pagjurmë ( përveç naftës e skandaleve tjera të burrit të saj për çka po reagojnë organizatat ndërkombëtare).
*
Presidenca kurrë më shumë ska qenë e izoluar ndërkombëtarisht. Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Përveç disa kryeministrave rajonal e Lajçakut për dialog, asnjë vizitë e rëndësishme jashtë shtetit ( ajo vizita e koridoreve në Washington nuk vlen). Asnjë kryeministër i ndonjë shteti të fortë evropian nuk e ka vizituar e as ftuar për vizitë.
*
Me gjuhën e saj thumbuese e plot urrejtje ndaj liderëve të UÇK-së Osmani jo qe nuk i kontribuon bashkëpunimit dhe prosperitetit mes shqiptarëve, përkundrazi ajo thellon antagonizmat, përçarjen, polarizimin dhe urrejtjen mes shqiptarëve.
*
Roli i presidencës duhet të jetë unifikues, kurse kjo fut në lojë vetëm numrat (51% – shin ) por kjo nuk mjafton. Në lojë duhet tê futen edhe aftësitë. Unë më kot nuk e përsëris shpesh që ajoështë një nga simbolet e diskursit politik më primitiv në Kosovë. Kjo për faktin, se fjalori i saj është i kufizuar, maksimumi në 100 fjalë ( fjalor plot urrejtje për liderët e UÇK-së), madje edhe kur i transmeton ato fjalë në publik, shkakton 100 gabime gramatikore e leksikore. /InLajmi/