Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur së fundmi në Gjakovë,gjegjësisht në rrugën “Gazemend Imeri, bazuar në raportimet e Policisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Një gjakovar e ka mashtruar një gjakovar tjetër, duke ia shitur veturën e huaj, me pretendimin se është e tij për 3.000 euro.
Por, menjëherë pas raportimit në polici, personi i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
Mashtrim

Rr. Gazmend Imeri, Gjakovë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke ia shitur veturën e cila nuk ishte e tij, për të cilin kishte marr rreth 3.000 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./InLajmi/