Zëvendëskryeministri i Parë për Dialog, Zhvillim dhe Integrim Evropian, Besnik Bislimi, ka pritur në të mërkurën në takim të Dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe Ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, përcjell InLajmi.
Është bërë e ditur se ëshë i mrëpritur nga Qeveria e Kosovës angazhimi i Emisarit të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa Bislimi është shprehur i bindur që Peach do kontribuojë pozitivisht në sigurinë rajonale, po ashtu edhe rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Tutje Bislimi ka falendëruar Mbretërinë e Bashkuar për kontributin e dhënë në progreset e proceseve demokratike në rajon, përfshi formësimin e demokracisë në Kosovë, thuhet në komunikat.
Ndërsa gjatë takimit është theksuar çështja e dialogut në mes Kosovës-Serbisë, ku edhe ka shprehur 2 mysafirëve se qka pritet nga dialogu. /InLajmi/