Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar gjuhën e bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i cili i quajti mediat ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’, përcjell InLajmi.
Zogaj tha se duhet me qenë shumë optimist, që të kërkojmë nga presidentja që të distancohet nga sulmi që bën burri saj ndaj mediave dhe gazetarëve.
Ai thekson se kjo gjuhë e presidentes ndaj mediave është përcjellë tek burri i saj.
Ai madje Osmanit dhe bashkëshortit të saj jua jep epitetet si “2 figura komike”, por që kanë shumë pushtet, e që ia redaktojnë statuset njëri-tjetrit në rrjetin social facebook.
Sipas tij, kjo është rezultat i revulocionit të 14 shkurtit.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Duhesh me qene goxha optimist qe me i kerku presidentes me u distancu nga sulmi qe ben burri i saj ndaj medias dhe gazetareve. Gjuha e presidentes ndaj medias, gazetareve apo edhe ndaj kujtdo qe nuk mendon si presidentja (nese ajo vertete mendon) eshte zgjatim i gjuhes te burri te saj. Keto dy figura komike, por qe kane shume pushtet, pa dyshim qe ia redaktojne statusat njeri-tjetrit para se me i postu ne facebook. Ky eshte rezultati i revolucionit te 14 shkrutit. /InLajmi/