Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në senacën e Kuvendit të Kosovës, që po mbahet në lidhje me miratimin e vendim-propozimit të ZRRE-së nga Qeveria e Kosovës ka ironizuar me një fjali të kryeministrit Albin Kurti në tryezën shkencore kushtuar drejtuesit shumëvjeçar të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Sadri Fetiu, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij, raporton InLajmi.
“Prindi i prindit që nuk është gjyshi”, tha Kurti të hënën në fjalimin e tij derisa po fliste për profesorin Sadri Fetiu.
Zemaj tha se deklarimet e Kurtit janë të panevojshme dhe nuk e arsyetojnë rritjen e energjisë elektrike në vendin tonë.
“Ne mund të flasim sot edhe për tema të tjera, sepse ka edhe shumë intres për tema tjera. Mund të hedhim edhe akuza dhe kundërakuza. Mund të analizojmë edhe gjëegjëzat se prindi i prindit që nuk është gjyshi, të debatojmë ta gjejmë kush është ai, apo edhe shumë gjëra tjera. Jo turbina, jo bojleri, jo gjermani, jo partizani. Nuk janë të nevojshme dhe as nuk e mbulojnë mirë rritjen e paarsyetuar të energjisë elektrike”, tha Zemaj./InLajmi/