Grupi parlamentar më i madh në Kuvendin e Kosovës që përbëhet nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk kanë shkuar sot në Kuvendin e Kosovës ku është thirrur debat për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ka filluar debati parlamentar i thirrur nga partitë opozitare për të biseduar rreth vendimit nga ZRRE për shtrenjtimi të energjisë elektrike.
Në këtë seancë nuk janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë vendosur ta injorojnë krejtësisht këtë debat për energjinë elektrike, më i rëndësishmi i këtyre ditëve pas vendimit të shtrenjtimit të saj.
Gjithashtu, në këtë seancë nuk janë të pranishëm as Kryeministri dhe as ministrat.
Duhet theksuar se kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, është bërë 40 deputetë të 3 partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike.
Ndërsa, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot, kryeministri Kurti ka arsyetuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, përcjell Gazeta Metro.
Kurti, ka arsyetuar vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Para mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se në 2 muajt e fundit kanë importuar 40% të energjisë elektrike dhe se vetëm për 1 ditë kanë paguar 2.5 milionë euro, ndërsa ka theksuar se nga ngritja e çmimit nuk do prekën bizneset.