Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ë seancën e jashtëzakonshmetë thirrur nga 40 deputetët e opozitës për vendimin e ZRRE-së për rritjen e çmimit, ka reaguar për këtë situatë duke thënë se ZRRE është vënë në shërbim të Qeverisë Kurti, raporton InLajmi.
Lëvizja Vetëvendosje e kanë bojkotuar këtë seancë të Kuvendit në lidhje me miratimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës.
“Siç i kanë braktis qytetarët e Kosovës, e braktisën edhe këtë sallë të Kuvendit aty ku këta qytetarë i kanë sjellë që t’i përfaqësojnë”, u shpreh Krasniqi.
Sipas Krasniqit, me këtë miratim të këtij vendimi, Qeveria Kurti e ka vështirësuar çdo familje në vendin tonë teksa shton se Qeveria po ikë nga përgjegjësia.
“E kanë vështirësu jetën e çdo familje, por edhe Qeveria ikë nga përgjegjësia siç i kemi pa që kanë ikë nga përgjegjësia nga dita që e kanë marrë mandatin me qeveris këtë vend”, u shpreh ai.
Tutje ai tha se ZRRE e mori një vendim politik duke mos qenë e pavarur.
“U ka vënë një barrë të rëndë të padrejtë dhe të papërballueshme, agjenda përmes ZRRE-së, një insitutucion që është i pavarur por praktikisht është në shërbim të agjendës politike të Qeverisë Kurti. Nuk mori vendim të pavaruar por e vendosi një vendim politik”, tha Krasniqi tutje.
Më pas ai tha se ‘’që nga dita e djeshme qytetari i Kosovës është mbështet për muri’’./InLajmi/