Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Kanadanë dhe Turqinë për njohjen reciproke të patentë shoferëve, raporton InLajmi.
Kjo bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që është mbajtur këtë të mërkurë, gjegjësisht nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
E me anë të kësaj marrëveshjeje, sipas Kurtit qytetarët në Kanada dhe Turqi nuk do të kenë më nevojë t’i nënshtrohen procedurave të gjata si humbje kohë dhe shpenzime.
“Kjo nismë tregon gatishmërinë të 2 shteteve për marrëveshje. Aktualisht qytetarët tanë në Kanada iu nënshtrohen provimeve nënshtruese për t’u pajisur me patentë shoferë. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nuk do t’i nënshtrohen këtyre procedurave”,ka thënë Kurti.
Lidhur me këto 2 marrëveshje, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës foli edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Kam nderin t’ju prezantoj para jush nismën për njohjen reciproke të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Kanadasë. Nëse poseduesit e patentë shoferëve iu është dhënë lejeqëndrim në shtetin e palës kontraktuese, atëherë të 2 palët do t’i njohin patentë shoferët pa pasur nevojë t’i nënshtrohen procedurave të tjera”,tha Sveçla./InLajmi/