Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, në seancën e Kuvendit të Kosovës vendimin e ZRRE-së e ka quajtur të pa analizuar qartë derisa tutje tha se nuk është marrë parasysh gjendja socio-ekonomike në vend, raporton InLajmi.
Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shkarkojë bordin e ZRRE-së për mungesë profesionalizmi.
“Qeveria të subvencionojë çmimin e energjisë për të gjithë qytetarët dhe bizneset. Qeveria të heqë TVSH deri në përfundim të krizës energjetike. Qeveria të angazhohet për themelimin e fondit për konsumatorët në nevojë. Të nisin konsultimet për tarifat e reja që duhet të jenë pjesë e strategjisë afatgjate dhe ndërtimin e kapaciteve të furnizimit”,tha Tahiri.
Ndryshe, ky mocion nuk ka kaluar në Kuvend sepse nuk ka pasur mjaftueshëm deputetë në sallën e Kuvendit të Kosovës. /InLajmi/