Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me gjuhën sipas tij linçuese të bashkëshortit të presidentes së vendit, Prindon Sadriut, që ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se Sadriu ka edhe një pozitë të lartë shtetërore, si epror rezervë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ai ka kërkuar nga MPJ dhe FSK të marrin masa urgjente ndaj tij dhe të veprojnë sipas ligjit duke theksuar se nuk mund të akuzojë gazetarët për t’i mbuluar bëmat e presidentes Osmani.
Postimi i plotë i tij:
Prindon Sadriu nuk është vetëm bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, por është edhe diplomat i rangut të lartë, zyrtar shtetëror. Është edhe epror rezervë në FSK. Tash disa ditë ai përdor gjuhë linçuese kundër gazetarëve dhe mediave. Ministria e Jashtme dhe FSK urgjentisht duhet të marrin masa ndaj tij dhe të veprojnë sipas rregullativave ligjore në fuqi. Ai nuk mundet që, në përpjekje për t’i mbuluar bëmat e bashkëshortes, të akuzojë gazetarë e media me fjalor të ulët që mbase mund ta përdor ndonjë militant i frustruar, por kurrsesi një diplomat./InLajmi/