• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 22 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Meta firmos kallëzimin penal kundër parlamentit për falsifikimin e dokumenteve

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
9 February 2022
në Shqipëri
0 0
0
Meta firmos kallëzimin penal kundër parlamentit për falsifikimin e dokumenteve
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta njoftoi sot se ka firmosur dhe dorëzuar kallëzimin penal kundër parlamentit për akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Kallëzimi ka të bëjë me një kopje të urdhërit për thirrjen e seancës së datës 7 maj 2021, të parlamentit, ku iu hap rruga procesit për shkarkimin e zotit Meta. Shkresa e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kur seanca publike për këtë çështje ishte drejt fundit, rezulton të ketë ndryshime në datë dhe në përmbajtje, nga ajo që është e publikuar dhe sot e kësaj dite në faqen zyrtare të parlamentit.

Ky institucion u shpreh sot përmes një deklarate se pretendimet për manipulim apo falsifikim nuk qëndrojnë.

“Kjo është një padi shumë e rëndësishme, sepse krimi i falsifikimit, është shumë flagrant. Ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese, nga Parlamenti i Shqipërisë, në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite, kundër kreut të Shtetit, presidentit të Republikës”, u shpreh zoti Meta, në një dalje të posaçme publike.

Akuza ndaj parlamentit ka të bëjë me 2 variante të ndryshme të urdhërit të firmosur nga kryetari i parlamentit të kaluar Gramoz Ruci, për thirrjen më 7 maj 2021, të seancës ku u miratua raporti i Komisionit të Ligjeve, për kërkesën e deputetëve për nisjen e procedurave të shkarkimit të presidentit Iir Meta, si dhe vetë ngritja e Komisionit hetimor për këtë çështje.

Përfaqësuesit e presidentit edhe në seancat e zhvilluara në Gjykatën Kushtetuese i kanë mëshuar shkeljeve të shumta të procedurave, që sipas tyre, kanë shoqëruar procesin e shkarkimit. Ndër shkeljet e evidentuara prej tyre është dhe thirrja e seancës në më pak se 48 orë nga njoftimi, si dhe miratimi i dy çështjeve, ndërkohë që në rend dite ishte përfshirë vetëm një çështje, e për me tepër, që e 2-ta u fut pa ndonjë kërkesë paraprake.

Pikërisht me këtë fakt, lidhet sipas tyre, shkresa që u paraqit papritur në gjykatën Kushtetuese në datën 4 shkurt, pa kërkesë as të gjykatës dhe as të përfaqësuesve të zotit Meta.

“Parlamenti, përmes përfaqësuesve të tij i demonstron dhe i deklaron Gjykatës se këto prova të reja i kemi sjellë me qëllim rrëzimin e pretendimeve të presidentit. Nuk është fshehur prej parlamentit. Por do t’i rrëzonin përmes ndryshimit të datave dhe ndryshimit të përmbajtjes së asaj që do të futej në seancë parlamentare, që të justifikonin që “ne miratuam dy vendime, se kështu ishte pika e rendit të ditës dhe kemi respektuar rregulloren për 48 orëshin”, deklaroi Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i presidentit.

Ndërsa në dokumentin e botuar në faqen zyrtare të parlamentit, urdhëri për thirrjen e seancës mban datën 6 maj, varianti i dorëzuar në gjykatë nga parlamenti, mban datën 5 maj të lëshimit të urdhërit, ndërsa vetë shkresa është e datës 6 maj. Ndryshimet janë dhe në rendin e ditës, në përmbajtjen e pikës për çështjen e cila debatohet.

Për më tepër dyshimet shtohen kur mbahet parasysh se rendi i ditës, në shkresën e re, që mban datën 5 maj, përmban miratimin e raportit të Komisionit të ligjeve, në një kohë kur ky komision e votoi atë vetëm një ditë më vonë, më pak se 24 orë nga zhvillimi i seancës.

Sot parlamenti reagoi duke deklaruar se “përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për fallsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë. Parlamenti i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim”.

Por deklarata e Parlamenti, nuk jep asnjë shpjegim për ekzistencën e 2 varianteve të së njejtës shkresë, apo se si si ka mundësi që ish kryetari i parlamentit Gramoz Ruci të ketë firmosur 2 herë, 2 variante të të njejtit urdhër, shkruan VOA.

Kallëzimi penal i është dërguar si Prokurorisë së Tranës ashtu dhe SPAK-ut pasi sipas presidentit, në këtë çështje mund të jenë përfshirë përveç zyrtarëve të lartë të administratës dhe funksionarë apo ish-funksionarë të lartë të nivelit politik.

Tags: Gjykata Kushtetuese në ShqipëriIlir MetaParlamenti i Shqipërisë
Postimi i mëparshëm

Eurodeputetja Cameron: Mediet e lira janë shtylla kryesore e demokracisë

Postimi tjetër

Sekretarja e Jashtme britanike: Diplomacia është rruga e vetme, Rusia duhet ta ndjekë

Të ngjajshme Postime

Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!
Shqipëri

Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!

21 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë
Shqipëri

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash
Shqipëri

Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash

18 July 2025
Scorpions me koncert në Tiranë
Shqipëri

Scorpions me koncert në Tiranë

15 July 2025
Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth, pronarët bëjnë rezistencë
Shqipëri

Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth, pronarët bëjnë rezistencë

14 July 2025
Shqipëria në radarët e elitës botërore, jahti luksoz i Jeff Bezos ankorohet në Sarandë
Shqipëri

Shqipëria në radarët e elitës botërore, jahti luksoz i Jeff Bezos ankorohet në Sarandë

14 July 2025
Postimi tjetër
Sekretarja e Jashtme britanike: Diplomacia është rruga e vetme, Rusia duhet ta ndjekë

Sekretarja e Jashtme britanike: Diplomacia është rruga e vetme, Rusia duhet ta ndjekë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 22 korrik ndër vite?

22 July 2025
Sufllaqe shtëpie – Receta origjinale, e shëndetshme me shije të përsosur

Sufllaqe shtëpie – Receta origjinale, e shëndetshme me shije të përsosur

22 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe dhe me vapë të fortë verore

22 July 2025
Pse bie gjithmonë në dashuri me të njëjtin lloj personi? Modelet e marrëdhënieve të shpjeguara nga një ekspert

Pse bie gjithmonë në dashuri me të njëjtin lloj personi? Modelet e marrëdhënieve të shpjeguara nga një ekspert

22 July 2025
Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

21 July 2025
Fillimisht ikin dritat, më pas nis përmbytja e shpellës, turistët përjetojnë momente tmerri

Fillimisht ikin dritat, më pas nis përmbytja e shpellës, turistët përjetojnë momente tmerri

21 July 2025
Platforma “X” refuzon të bashkëpunojë me prokurorët francezë:Hetimi i motivuar politikisht

Platforma “X” refuzon të bashkëpunojë me prokurorët francezë:Hetimi i motivuar politikisht

21 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu