Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 20.995 persona.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195.021, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.053 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër COVID-19./InLajmi/