Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka komentuar dështimin e rezolutës së shtrenjtimit të rrymës, pasi nuk u miratua nga opozita, përcjell InLajmi.
Hyseni tha se nuk pritet asgjë nga kjo opozitë, të cilën e quan “opozitë e mjerë”.
Ai madje komenton edhe deklaratat e fundit të burrit të presidentes, Prindon Sadriut në lidhje me reagimin që kishte për mediat, e sipas tij Sadriu po synon të instalojë një tip censure si në Korenë e Veriut, sa i përket mediave.
Ai i quan edhe rezolututat e kryminstrit të Kosovës si “rezoluta mashtruese të Kurtit”.
Gjithashtu Hyseni ka kritikuar edhe eurodeputeten Viola Von Cameron, e cila ka reaguar sot gjatë ditës ndaj sulmeve të burrit të presidentes Osmani, Prindon Sadriut ndaj gazetarëve në Kosovë.
Rikujtojmë se kjo raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, kishte qenë kundër rrëzimit të Qevrisë Kurti 1 dhe tani Hyseni i drejtohet duke i thënë se “E keni kërkur shijojeni”.
Në fund thotë se jemi katandisur si mos më keq në situatën që është tani Kosova.
Postimi i plotë i tij:
Dështon rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës!
Ishte një lajm sot ne portalet e Kosovës!
Po, pse çka priti kjo opozita jonë e mjere?!
– Pas votimit të Vjosës për Presidente …… burri i së cilës don të instalojë në tip censure all “Kore e Veriut” në Kosovë?!;
– Pas votimit te rezolutave mashtruese të Albin Kurtit?!:
– Pas përkrahjes pa ekuivoke të politikave të jashtme të Albin kurtit dhe Vjosa Osmanit?!;
Ju pritët Se Albin Kurti do ua bëjë kuorumin, për një kauzë shumë tokësore?!
Natyrisht që jo, …..
Ju jeni asgje pos një dekor i Albin Kurtit!
Mozomakeq, ku jemi katandisë!
E sa për Viola Von Cameron….
më duhet t’i them
E keni kërkuar, shijojeni! /InLajmi/