I pari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i ka reaguar burrit të presidentës së Kosovës, Prindon Sadriu, pasi ky i fundit quajti mediet “Ndërmarrje Kriminale”, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë temë diskutimi për ditë me radhë, e që sipas Gjinit Kosova nuk është aq e dështuar që më patjetër burri ti dal në mbrotje presidentës, duke cekur faktin që Prindoni është diplomat e po i lë hije të keqe shtetit.
Ndërsa tutje Gjini ka theksuar faktin që presidenten janë organet dhe institucionet që e mbrojnë, e nuk ka nëvoje ta mbroj as burri e as kanuni.
Kujtojmë së Sadiku ka reaguar se fundmi për këtë veprim të marrë, ku sipas tij i është kërcenuar gruaja dhe famija e tij dhe nuk ka arritur ta mbaj vetën.
Postimi i plotë i tij:
Shtetin ku presidenten (apo edhe presidentin) duhet ta mbrojë familjari, qofte ai edhe bashkëshort, e quajnë shtet të dështuar.
Kosova nuk është shtet i dështuar, prandaj pretendimi se burri duhet ti dalë në mbrojtje gruas presidente, aq më tepër kur ai është diplomat, i qet fort hije të keqe shtetit.
Presidenten e mbron ligji, kushtetuta dhe të gjitha institucionet e shtetit. Jo burri i vet. Jo kanuni. /InLajmi/