Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në një konferencë të mbajtur për media ka folur në lidhje me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, raporton InLajmi.
Ai ka thënë se vetëm shtëpia e Devës po restaurohet, ndërsa nuk po rehabilitoehet historia e tij.
“Duhet të themi qartë që populli shqiptar ka vënë dëshmi të panumërta të angazhimit anti-fashist dhe të angazhimit të mbrojtjes së popullsisë hebrenje. Debati i ditëve të fundit ka origjinën në Serbi dhe kjo është e qartë. Ky është një narracion gënjeshtër që vjen nga Serbia sepse faktet historike nuk janë në anën e Serbisë dhe faktet e përgënjeshtrojnë narracionin e Serbisë. Shtëpia e Xhafer Devës është monument me pronësi publike, ka vlera të mëdha estetike, shoqërore dhe të tjera. Paraqet tipologji të veçantë të ndërtimit, është pjesë e kujtesës kolektive të banorëve të Mitrovicës dhe ka nevojë për restaurim. Ndërhyrja e fundit në të është bë në vitin 2018, pra po e përsëris po restaurohet monumenti nuk po rehabilitohet historia e Xhafer Devës”, ka deklaruar Çeku./InLajmi/