Kohët e fundit është duke bërë bujë lajmi për keqpërdorimin e 4.000 eurove të karburantit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe është duke u komentuar mjaftueshëm reagimi i bashkëshortit të presidentes, Prindon Sadriu në lidhje me mediat nga politikanë e analistë të shumtë, përcjell InLajmi.
E një reagim patjetër nuk mungoi as nga ana e gazetarit Berat Buzhala, i cili si gjithmonë nuk harroi të ironizoi me situatën e krijuar, duke e publikuar edhe kërkesen asokohe të bashkëshortit të Osmanit, që ia kishte drejtuar ambasadorit Gjergj Dedaj, që t’ia mundësonte shfrytëzimin e karburantit përmes ambasadës, derisa të gjente mundësinë për akomodim në banesë.
Buzhala këtë kërkesë e cilëson si qesharake.
Ai i drejtohet Sadriut: “Ishalla po t’nginë zoti me të mira. A do me ta zgatë një cevë prej Kuvajtit”.
Postimi i plotë i tij:
Kerkesa e Ministrise se Puneve te Jashtme per me i dhane Prindonit nafte sa t’don.
Ishalla po t’ngine zoti me te mira. A do me ta zgate nje ceve prej Kuvajtit. /InLajmi/