• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kimete Berisha: Presidentja “i qepoi” vetes!

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
9 February 2022
në KRYESORE
0 0
0
Kimete Berisha: Presidentja “i qepoi” vetes!
0
SHPERNDARJE
70
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Analistja, Kimete Berisha ka komentuar gjuhën e bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i cili i quajti mediat ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale, përcjell InLajmi.

Berisha ka thënë se presidentja i ka qepuar vetes sepse sipas saj askush nuk ka shkruar me rëndë e vrazhdë sesa presidentja që ka vepruar kundër vetvetes, duke i keqpërdorur 4.000 euro për karburante.

Ajo thotë se padyshim që gazetari mund të jetë mëkatar, por edhe mëkatari mund ta thotë të vërtetën.

Ndërsa reagimen e burrit të presidentes Osmani ndaj mediave i quan mesjetare, primitive dhe patriakale.

Ajo e kritikon Sadriun edhe për fshirjen e postit të tij, duke iu drejtuar: Çfarë ‘burri’ je ti që e fshin postimin? Është sikur e ‘vret’ dikë dhe pastaj i fshin gjurmët.

Tutje ajo ironizon me Sadriun duke i thënë se je “aq i rrezikshëm” sa as drejtësia nuk të merr seriozisht.

Ndërkaq analistja politike si shkaktar kryesor për publikimin e keqpërdorimit të 4.000 eurove nga presidentja e quan kryeministrin Albin Kurtin sepse sipas saj mund të ketë ndodhur një përçarje mes presidentes dhe kryeministrit. Ajo këtë pohim e argumenton me faktin se Lëvizja Vetëvendosje u sigurua që njerëzit e saj kryesor nuk kanë shpenzuar karburante dhe vendosën t’i qepojnë presidentes.

Sipas Berishës, Vetëvendosja e ‘sakrifikoi’ një deputete të veten (arriviste), e që është Vjosa Osmani, mirëpo këtë e bëri përmes kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, i cili vendosi t’i bëjë publike shpenzimet e Qeverisë, e që nuk e dëmtoi as PDK-në e as LDK-në sepse sipas saj deputetët e këtyre partive nuk na befasojnë më për keq.

Gjithashtu ajo thotë se presidentja është dashur të pavarësohet nga Vetëvendosja sepse sipas saj kur këta e shohin që po ju del jashtë kontrolli, t’i nxjerrin sekretet.

Postimi i plotë i tij:

Presidentja i qepoi vetes!

  1. Saktë.

Çka i bën vetes nuk ta bën askush!

Kurrë, asnjë gazetar nuk ka ditur të shkruaj kundër Presidentes, më rëndë dhe më vrazhdtë se sa që Presidentja ke vepruar kundër vetvetes, duke i marrë 4.000 euro për karburante.

  1. Gazetari mund të jetë mëkatar, por edhe mëkatari mund ta thotë të vërtetën.

Sidomos kur e vërteta është e tmerrshme.

E vërtetë është se Presidentja i ka shpenzuar 4 mijë Euro për karburante, e kush e thotë këtë të vërtetë nuk është me rëndësi.

  1. Për herë të parë pas luftës, reagoi BE në mbrojtje të gazetarëve shqiptarë, që në mënyrë barbare po i kërcënon burri i Presidentes.

Ankesa e vetme e burrit të Presidentes është:

‘Pse ju e tregoni të vërtetën që Presidentja juaj i ka shpenzuar 4.000 euro karburante.

Keni vjedhje më të mëdha për t’u marrë me to – po thotë ai.

Reagimi i burrit të Presidentes është mesjetar, primitiv, patriakal, dhe për fatin e tij të keq, nuk i tutet kush.

Nevojën e tij që të jetë ‘burrë’ Kosova nuk ia plotëson dot.

Çfarë ‘burri’ je ti që e fshin postimin?

Eshtë sikur e ‘vret’ dikë dhe pastaj i fshin gjurmët.

Mund të pendohesh, por pendimi pasohet me kërkimfalje.

Kush je ti që kërcënon!

Je aq ‘i rrezikshëm’ sa as Drejtësia nuk të merr seriozisht!

  1. Puna rrezik.

Unë e shoh përçarjen e parë mes Kryeministrit dhe Presidentes.

  1. Glauk Konjufca (nëpërmjet shefit të kabinetit të tij)

e bëri çështje punën e karburanteve që kanë shpenzuar deputetët?

Pse?

Çfarë deshën të arrijnë?

Aty në atë Kuvend, nuk është asnjë ‘esnaf’ i politikës,

janë shumë gra dhe burra që nuk dinë të shkruajnë shqip dhe në jetën e tyre s’kanë lexuar libër;

janë disa gra e disa burra që e kanë blerë mandatin e deputetit;

shumica janë si uji që nuk ecën, të lodhur dhe të konsumuar nga politika.

Kë goditën pra?

Kujt ia ndalën rritën?

Çka deshën të zbulojnë?

Kujt deshën t’ia zbulojnë keqpërdorimet?

  1. Vetëvendosja e ‘sakrifikuan’ një deputete të veten (arriviste), për t’i zbuluar shpenzimet e kujt?

Të PDK-së?

Tê LDK-së?

LDK e PDK e dikurshme nuk na befasojnë për të keq. Opozita e sotme mund të na befasojë vetëm për të mirë!

E kujt pra i qepoi Glauk Konjufca, duke i zbuluar (përmes shefit të kabinetit të tij) shpenzimet dhe hajnitë e deputetëve?

I qepoi Presidentes.

Të tjerët nuk i bën hesap për njerëz.

Keqpërdorimet e Presidentes janë lajm, keqpërdorimet e të tjerëve – nënkuptohen, edhe pa asnjë fakt.

  1. Kollçaku, shembull, është aq naive sa që pa e pyetur tregon vet, thotë unë jam ‘deputete e autobusit’.

Ani pse moj vojvode i more gjithë ato pare për karburante kur ke udhëtuar me autobus?…

A t’ka ndodh najherë me knu n’autobus!

  1. Pra, asnjëri deputet i përfolur për keqpërdorim nuk është simpatik që të bëhet antipatik.

Nuk është duke lulëzuar, që të venitet.

Nuk është i madh që të ‘zvogëlohet’!

Asnjëri prej këtyre që kanë keqpërdorur nuk është aq i respektuar sa të zhgënjehemi me të!

Përkundrazi.

  1. Vetëvendosja, pasi u sigurua se njerëzit e saj kryesor nuk kanë shpenzuar karburante, vendosi t’i qepojë Presidentes.

Nuk e zbuluan mediat se sa derivate ka harxhuar Presidentja.

As nuk ka qenë ideja e mediave.

Ka qenë ideja e Glauk Konjufcës që të zbulohen llaskuçat.

Pse ndodhi ky zemërim i papritur?

Çfarë e motivoi hakmarrjen e Vetëvendosjes ndaj Presidentes?

Çfarë i frymëzoi ta turpërojnë Presidenten, e cila nuk ka kapital tjetër përveç që mburret, thotë ‘se si nuk vjedh’.

E sulmuan në të vetmin ‘kapital’ që thoshte se e kishte!

  1. Është e pahijshme, kur je Presidente e popullit më të varfër në Evropë,

e blen shtëpi në lagjen më luksoze, ku jetojnë milionerët.

Është pa edukatë, të thuash se jeton në Prishtinë e të paguhesh sikur udhëton në Mitrovicë.

Presidentja është dashur të më pyes mua:

të pavarësohet nga Vetëvendosja, pa u hetuar.

Sepse, kur ‘ata’ ndjehen se dikush tjetër (në këtë rast Presidentja) po u del nga kontrolli, t’i zbulojnë ‘sekretet’ publike.

  1. E shihni tash çka i ndodhi Presidentes, as ZRRE nuk e mori parasysh!
  2. Për neve popullin, ky është lajm i mirë.

Prishja e Presidentes me Kryeministrin, e bashkon popullin.

Ne shqiptarët funksionojmë më mirë kur jemi të prishur mes vete.

Pasi Presidentes i doli duçi, Kryeministri e kthen epërsinë e madhe, sepse nuk e ka asnjë skandal korrupsioni personalisht.

  1. Por as kjo nuk mjafton, nëse kryeministri nuk e pastron bërllogun e vet, do të thotë: e legjitimon krimin.

Njerëzit e Albin Kurtit nuk guxojnë as të jenë të dyshimtë, lëre më fajtorë, siç u zbuluan!

P.S. Ky Kuvend nuk ka moral të ekzistojë më.

Presidentja ish dashur të dorëhiqej.

Për gjynah. Sa lirë ka kushtuar turpërimi i saj.

Duket se çdo gjë është kaq keq.

Dhe se s’ka mbetur njeri normal në këtë vend.

Unë sa herë mërzitem – e harroj Zotin!

Dhe sa herë dorëzohem – Zoti nuk më lë!

Dje, sherri i Presidentes, disa gazetarë u përjashtuan nga puna ‘për një fjalë goje, thjesht për humor’, e sot Presidentja përjëmend u turpërua, e qepoi kush nuk e priti: Vetvetja. /InLajmi/

Tags: Albin KurtiKimete BerishaPrindon SadriuVetevendosjeVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Statovci: Vetëm 30 % e konsumatorëve preken nga rritja e çmimit të rrymës

Postimi tjetër

Gorani: Qeveria thotë, ne së paku s’jemi hajna e pret me i falenderu që nuk po vjedhin

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Gorani: Qeveria thotë, ne së paku s’jemi hajna e pret me i falenderu që nuk po vjedhin

Gorani: Qeveria thotë, ne së paku s’jemi hajna e pret me i falenderu që nuk po vjedhin

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu