Dimal Basha deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka theksuar se rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk ka ndodhur vetëm në vendin tonë por diku në 16 vende të botës, raporton InLajmi.
“Edhe si grup parlamentarë kemi propozuar që me pasë një bllok shtesë prej 700-1000 kilovatëve. Por, po e theksoj se shumica e qytetarëve nuk preken nga rritja, qëllimi me mbrojt shumicën. A ka ndodh veç te na rritje të çmimit në 16 vende të botës. S’ka asnjë dokument që tregon se është vendim i Qeverisë Kurti rritjen e çmimit të energjisë. Po, kjo ka ndodhur për shkak të krizës energjetike, rritjes së konsumit”,tha Basha.
Tutje, tha ai Qeveria ka reaguar me subvencionim për me arrit me zbut krizën energjetike të vendit.
“Shumica e qytetarëve kanë me paguar energjinë 7 cent ditën ndërsa natën 3 centë. Tjetra me rëndësi, për shkak se këtu është duke u fol rritja e çmimeve ka me qenë permanente. Kërkojmë nga Qeveria, që deri në mars me dalë me një zgjidhje”,tha tutje Basha. /InLajmi/