Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është takuar me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku biseduan për situatën e krizës së energjisë elektrike në Kosovë, përcjell InLajmi.
Hovenier, është zotuar për të ndihmuar Kosovën në fushën e ekonomisë për të pasur sa më shumë investime të huaja.
“Me ministren kosovare të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u zotova për ta asistuar Kosovën në ndërtimin e ekonomisë së qëndrueshme që tërheq investime të huaja, që e mban rininë e talentuar dhe që garanton siguri afatgjate të energjisë përmes furnizimit të besueshëm, të diversifikuar dhe të ndërlidhur në rrafshin rajonal”, ka thënë Hovenier./InLajmi/