“Zgjoi” nuk arriti dot të nominohet për Oscars, përcjell InLajmi.
Por edhe pse nuk ka arritur që ky film të nominohet për Oscars, sipas regjisorit kosovar Shkumbin Istrefi, ka arritur suksese të tjera, gjegjësisht është përzgjedhur në mesin e 15 filmave më të mirë të huaj në garën për Oscars.
Suksese të tilla sipas Istrefit do t’i jep vullnet edhe më shumë krejt atyre që prodhojnë filma të mrekullueshëm.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Filmi “Zgjoi” edhe pse nuk arriti te nominohet per Oscars, na ka bere krenar per arritjet ne Festivale dhe perzgjedhjen ne mesin e 15 filmave me te mire te huaj ne garen per Oscars.
Ky eshte suksesi me i madh i arritur i nje filmi te metrazhit te gjate kosovar deri tash. Kjo vetem na jep vullnet qe te vazhdojme prodhimin e filmave te mrekullueshem ./InLajmi/